• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Pranvera po afrohet, njihuni me trendet më të fundit të xhaketave të këtij sezoni

Për pak javë pranvera pritet të trokasë dhe të gjithë duhet të fillojmë të ndërrojmë edhe veshjet. Ndryshimi i sezonit sjell gjithmonë edhe trende të reja dhe për këtë arsye duhet të jemi gjithmonë të përditësuar. Së fundmi ‘Who What Wear’ ka listuar disa nga xhaketat që do të shihen kudo këtë vit gjatë sezonit të pranverës. Xhaketat e lëkurës shumëngjyrëshe, ato sportive, ose me silueta të veçanta, këto do të jenë modelet më të zakonshme të xhaketave për pranverën e 2019. Këtë sezon nuk mund të veçohen edhe xhaketat klasike të kostumeve, që mund të kombinohen shumë bukur me një palë pantallona të gjera dhe stil serioz. Siç duket këtë pranverë do të kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ndaj nuk do të na duhet të mendohemi shumë gjatë se çfarë do të veshim. /revistawho.com