• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Who Life

Në 2020, depresioni shkaktari nr 2 i paaftësisë për të punuar

Nga depresioni vuajnë 30 milionë europianë. Por vetëm 1 pacient në tre kurohet dhe shpeshherë, punëdhënësit nuk informohen për këtë gjë nga njerëzit e prekur prej tij, pasi kanë frikë se humbasin vendin e punës .Depresioni është tashmë sëmundja me incidencën më të madhe në botë dhe e cila zë vendin e parë në shtetet perëndimore. Sipas të dhënave të Kolegjit Europian të Neuropsikofarmakologjisë (ECNP), ai ka goditur rreth 30 milionë qytetarë europianë, ndërsa parashikimet tregojnë se në vitin 2020, depresioni do të bëhet shkaku më i madh i paaftësive pas sëmundjeve kardiovaskulare.

depresioni-1

 

Kushdo që vuan ka frikë se mos humbet punën

Sipas studimit të IDEA (Impact of Depression in the Workplace in Europe Audit), të kryer te mbi 7000 nëpunës europianë të moshës nga 16 deri në 64 vjeç, plot 20% e të intervistuarve, kishte një diagnozë depresioni, ndërsa numri mesatar i ditëve jashtë punës gjatë episodit të fundit të depresionit, ishte 36 ditë.

Kësaj i shtohet fakti tjetër se, pavarësisht mungesave të mëdha në punë për shkak të depresionit, 1 në 4 persona të prekur ka deklaruar se problemin e tij nuk ia ka treguar punëdhënësit. Nga këta, 1 në 3 këtë zgjedhje e kanë justifikuar me frikën e humbjes së vendit të punës.

depresioni-3

Vëmendje më e madhe për të njohur simptomat

Alarmi duket se i ka përfshirë të gjithë. Në fakt, pavarësisht përhapjes së tij dhe ndikimit në jetën e njerëzve, fatkeqësisht këta të fundit janë thuajse të painformuar për këtë çrregullim, për  shqetësimet fizike, njohëse dhe të sjelljes që e karakterizojnë atë.  Pra, për këtë çështje duhet një vëmendje më e madhe në çdo aspekt.

depresioni-2

Çfarë është depresioni

Depresioni është një sëmundje, e cila e bën njeriun të ndihet keq, i mërzitur dhe i pashpresë për shumë kohë. Është një ndjenjë ndryshe nga ndjenjat e mërzitjes së zakonshme, duke ju lodhur dhe hequr të gjitha energjitë. Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni, humbasin interesin ndaj gjërave me të cilat janë kënaqur më përpara. Mendojnë dhe flasin më rrallë se zakonisht.

Kanë probleme me përqendrimin, të mbajturit mend dhe për të vendosur rreth gjërave. Ndryshojnë mënyrën se si ata ushqehen dhe flenë transmeton gazeta shqip. Fiksohen pas vdekjes ose vetëvrasjes. Ndihen të pavlerë, të pashpresë ose fajtorë. Depresioni prek si meshkujt ashtu edhe femrat në mosha të ndryshme. Një person mund të ketë një periudhë ose shumë periudha depresioni në jetën e tij.

Çdo periudhë që një person kalon në depresion, e nxit atë të kalojë një tjetër më pas, si pasojë e gjendjes psikologjike. Njerëzit që vuajnë nga depresioni duhet të kurohen me medikamente, konsulta ose kombinim të të dyjave.