• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Mëso të mbrosh veten nga vetja…

Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme të cilën do duhej ta mësonim në hapat e parë të jetës tonë! Sipas OBSH-së çdo 40 sekonda dikush i bën keq vetes, si mund ta parandalojmë?  Duke mësuar të mbrojmë veten nga vetja, më saktë, më specifikisht, nga mendja jonë, dhe nga izolimi i saj! 

Shpesh energjitë negative i shkarkojmë mbi veten tonë, dhe e tragjizojmë kaq shumë situatën saqë duket sikur e gjithë bota po rri mbi shpatullat tona. Kjo nuk është e vërtetë, dhe nuk do të bëhet kurrë, ka ditë që stuhitë do të na bëjnë fertele, por ajo është e bukura, ringritja!

 Duhet të mësojmë të kujdesemi për veten tonë, duke bërë më tepër gjërat të cilat duam, duke kaluar më tepër kohë në mjedise ku ndihemi si në shtëpi, ku ndihemi rehat, ku ndihemi të pranuar, ku mund të flasim për gjithçka si të ishim duke shkruar në një ditar që nuk e lexon asnjeri përveç nesh, të merremi me gjërat që na stimulojnë të duam, të ndihemi të dashur që të jetojmë shëndetshëm!

Shpesh të gjitha problemet vijnë kur vlerësimi që meritojmë na mohohet, ose meritat që kemi fituar i jepen dikujt tjetër. Shpesh nga vlerësimi nis edhe afeksioni ose dashuria mbi gjërat, por nëse merr vetëm kritika dhe zhgënjime gjithë kohës nga dikush ti ndihesh i pavlerë dhe i padenjë të jetosh, por duhet të mësoni që kjo tokë ka edhe farë të tillë, që e vetmja punë që dinë të bëjnë është të heqin dëshirën për të jetuar, dhe kur ata të përpiqen të bëjnë këtë, jo mos bini pre, por hidhni një hap pas për të marrë vrull, për t’u hedhur në jetën e vërtetë

Mësoni të kujdeseni dhe mbroni veten! Si? Duaje veten më shumë seç e gjithë bota mund t’ju urrejë! Respektoje veten më shumë se e gjithë balta e kësaj toke që mund të ketë qëllim të ju përlyejë! Dhe në fund mëso që askush nuk mundet të të vrasë nëse ti nuk e lejon!

Kujdesuni për mendjen tuaj! Mos e lini të dëmtohet nga çdo qenie vegjetative apo robot që shfaqet si njeri! Mbroje veten, mëso ta bësh këtë nëse akoma nuk di…