• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Me këto 4 mënyra të thjeshta, ngjyrën e fituar nga dielli i verës do e hiqni kur të dëshironi

Plazhi është kënaqësia më e madhe që marrim në këto ditë të nxehta vere dhe për shumë prej jush qëllim parësor është të merrni pak ngjyrë që të dukeni bukur. Por pas pak kohësh vjen momenti që dëshironi ta hiqni dhe jo rrallë herë ndodh që ky proces të kthehet në një problem më vete për shkak të njollave që mbeten në lëkurë.

Ne do ju listojmë 4 produkte shumë efektive, të cilat, nëse i aplikoni në lëkurë do ju ndihmojnë të arrini rezultatin që dëshironi me heqjen e ngjyrës së marrë nga plazhi.

Përdorni lëngun e patates për të ndriçuar lëkurën.

Bashko luleshtrydhe me qumësht për të qetësuar dhe hequr njollat në lëkurë.

Mikso 2 lugë tumerik me qumësht dhe aplikoji në lëkurë për 30 minuta.

Aloe Vera bën magji për lëkurën. Në ditët e plazhit është qetësuesi më i mirë. /revistawho.com