Larja e xhamave është një proces mjaft i vështirë për çdo femër. Nëse i lani me mënyrat jo të duhura, sado që të përpiqeni ju nuk do të arrini asnjëherë rezultatin që dëshironi. Si për çdo gjë edhe për larjen e xhamave ekzistojnë disa hapa të cilat do e bëjnë dritaren tuaj të shkëlqejë nga pastërtia.
Hiqni me dorë çdo gjë që është e lehtë për t’u parë me sy të lirë.
Nëse dritarja juaj është e lëvizshme bëni mirë ta hiqni dhe ta vendosni diku ku e keni më të lehtë për të ushtruar forcë.
Si fillim pastrojeni me një sfungjer të pastër me ujë për t’i hequr pluhurin.
Më pas përgatisni në një kovë me ujë, një masë uji me solucione të cilat janë posaçërisht për pastrimin e xhamit.
Shpëlajeni me ujë të pastër.
Në fund duhet të përdorni një leckë të pastër e cila nuk lë mbetje, të shoqëruar me splurcues./revistawho.com