• youuinsttaaffccbb
TEST
Kuzhinë, Receta e Shefit

Recetat e shefit / Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

RevistaWho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.

Gjellë me mish viçi dhe panxhar

300gr mish vici tul

2 kokrra panxhar

1 rrepë

1 domate

Gjysmë lugë pelte domateje

Gjysme spec i kuq

1 spec djegës

Pak lakër e grirë hollë

1 kërcell selinoje

1 karotë e vogël

1 qepë e mesme

1 patate

2 thelpinj hudhre

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Presim perimet në kube të vogla dhe mishin në kube të mëdha. Në një tenxhere ku kemi, vajin e ullirit skuqim mishin. E mbulojmë mishin e skuqur me 1 litër ujë. Pas 30 minutave vendosim në tenxhere të gjitha produktet, bashkë me kripën dhe piperin, përveç majdanozit . E lemë gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të marrës hijen që duhet.

Sallatë valeriana me fruta

1 qese sallatë valeriana

1 mollë jeshile

1 portokall

4 luleshtrydhe

Gjysmë mangoje

Gjysmë avokado

Një lugë mjaltë

2 qepujka

Kripë

Piper

1 limon jeshil

60ml vaj ulliri

Lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm sallatën dhe e lemë të kullojë. Presim të gjitha perimet dhe ftutat në një formë të caktuar dhe i përziejmë lehtë në një enë bashkë me sallatën, duke hedhur vajin e ullirit, lëngun e limonit, mjaltin, kripën dhe piperin. Sallata është gati për t’u shërbyer.