• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Kujdes! Ja çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit tuaj…

Është e rëndësishme të mendoni, të jeni të ndershëm dhe të kafshoni gjuhën, përpara se të jepni një mendim jo të mirë.

Ka shumë njerëz që në një marrëdhënie nuk thonë kurrë se u vjen keq edhe kur është faji i tyre, ose kur thonë diçka të pamenduar në nxehtësinë e momentit.

Është e rëndësishme të mendoni, të jeni të ndershëm dhe të kafshoni gjuhën, përpara se të jepni një mendim jo të mirë.

Sam Owen, një psikolog klinik, thotë se ka disa mënyra se si nuk duhet t’i flisni partnerit.

1. Ti do akoma atë?
Nuk duhet të përmendni vazhdimisht diçka që nuk dëshironi të bëhet e vërtet. Fjalët tregojnë mendimet tuaja, fokusin dhe veprimet. Për shembull ju nuk duhet të përsërisni që ai është i dashuruar me ish-partneren sepse po instruktoni trurin e tij të veprojë ashtu dhe t’a bëjë realitet. Në vend të kësaj mund të përdorni fjalë që përqëndrohen tek qëllimet e lidhjes tuaj.

2. Ose shokët, ose mua
Mos përdorni ultimatume të cilat tregojnë pasigurinë tuaj ose mungesën e besimit për shembull: “Ose shokët ose mua”. Nëse kjo pasiguria juaj vjen më shumë nga ajo që ju mendoni sesa nga partneri juaj, ultimatumet nuk janë zgjidhje dhe provokojnë ankth dhe pasiguri.

3. Familja jote nuk është e rëndësishme sesa unë
Mos thoni “Familja jote nuk është më e rëndësishme sesa mua”. Nëse familja është e rëndësishme për të, duhet të jetë dhe për ju.

4. Do jesh kështu gjithmonë
Shmangni deklaratat universal si “Ti gjithmonë…” ose “Vetëm ti…” sepse rrallëherë janë të vërteta dhe vetëm e acarojnë situatën. Jini më realist duke përdorur fjalët “shpesh…” ose “80% të kohës…”

5. Mos i kërkoni llogari
Nuk duhet të beni deklarata që “i kërkojnë llogari” partnerit. Në vend të kësaj mund ta qartësoni situatën ose t’i thoni partnerit se si ju e prisni diçka. Për shembull: “Kur vjen në shtëpi je i hutuar dhe unë se di kur mund të flasim për diçka,” mund ta zëvendësoni me “më duket sikur kur vjen nga puna je i hutuar,” ose “Kur mund të kemi kohë të flasim?”.

Syri.net

CLOSE
CLOSE