• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Kjo është dita më e mirë e javës për të bërë pazar

Kur bëni pazar, ju përpiqeni të gjeni ushqimet më të mira, të blini gjithçka është në listën tuaj dhe të shmangni rradhën, por duhet të keni parasysh se nuk duhet të blini në fundjavë. Shumica e personave i kryejnë shpenzimet në ditët e pushimit pasi në këtë mënyrë vënë përpara përgatitjet për javën në vazhdim, por më e mira që mund të bëni është të blini gjatë javës. Ditët më të mira sipas ‘Times of India’ janë e marta dhe e mërkura. Në këto ditë mungojnë radhët e gjata dhe nuk ka problematika me blerjet. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk i shmangin dot blerjet gjatë fundjavës, zgjidhni të shtunën si opsionin më të mirë.

Ndërsa përsa i përket orës, koha më e mirë për të blerë është 1 orë pasi dyqani ka hapur dyert. /revistawho.com