• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Këto janë efektet anësore që ju shkakton pirja e tepërt e çajit

Çaji është një nga pijet e preferuara në mbarë botën, sidomos në sezonin e dimrit. Zgjedhja e çajit varet nga preferencat e njerëzve dhe nga zonat në të cilat ata jetojnë. Çdo lloj çaji është shumë i vlefshëm për shëndetin, por sasia e tepërt e tij jep efekt të kundërt. Nëse vuani nga pagjumësia, atëherë çaji duhet të jetë një nga faktorët kryesor që e shkakton këtë problem. Prezenca e kafeinës në çaj mund të sjellë probleme në ciklin e gjumit, sepse ndikon drejtpërdrejtë tek hormoni i tij. Përveç kësaj çaji mund të shkaktojë probleme me përthithjen e vlerave ushqyese dhe me tretjen. Gjithashtu sasia e lartë e çajit mund të agravojë më shumë stresin dhe ankthin. Çaji juaj i preferuar mund t’ju bëjë të ndiheni keq, sepse kafeina agravon formimin e acidit duke shkaktuar probleme në stomak e zemër. Duhet që ta shmangni konsumimin e tepërt të çajit edhe gjatë shtatzënisë, sepse ndikon keq tek nëna dhe fëmija. Për më tepër çaji do ju jap probleme me dhimbjen e kokës dhe do ju provokojë të vjellat.