• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

Këto janë 5 zonat e zakonshme ku trupi juaj akumulon stresin

Në përditshmëri është paksa e vështirë t’i shmangesh stresit, duke qenë se duhet të merresh me punë të ndryshme. Stresi shfaqet në forma të ndryshme në trup, të cilat ndonjëherë i identifikojmë me probleme të zakonshme të shëndetit. Më poshtë do të gjeni 5 vendet sekrete, ku trupi juaj akumulon stresin.

1. Dhimbje në kraharor
Nëse ndjeni dhimbje në kraharor, veçanërisht afër zemrës, do të thotë se nuk ndjeheni mirë nga ana emocionale. Kujtohuni nëse keni përjetuar një situatë të pakëndshme apo jeni ndjerë keq kohët e fundit dhe mundohuni ta shmangni sa më shumë stresin.

2.Dhimbje koke
Nëse ankoheni shpesh për dhimbje koke që ju shqetëson, do të thotë se ju mendoni se i keni gjërat jashtë kontrollit. Nëse doni gjithçka në rregull duhet të mësoheni se gjërat ndonjëherë mund të mos ecin sipas planit.

3. Dhimbje shpatullash dhe qafe
Nëse ndjeni tension të vazhdueshëm tek shpatullat, do të thotë se nuk duhet të mbani më shumë përgjegjësi seç duhet dhe të kërkoni herë pas here ndihmën e të tjerëve.

4. Nuk mund të mbushesh me frymë
Nëse nuk mund të merrni frymë mjaftueshëm do të thotë se stresi po jep efektet e tij.

5. Nuk mund të flini gjumë
Nëse po përballeni me ndryshime në jetën tuaj si ndryshimi i vendit të punës, i shtëpisë etj, do të keni probleme të shumta me gjumin. /revistawho.com