• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Këto janë 5 produktet kozmetike që jeni duke i përdorur gabim

Produktet kozmetike janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, sidomos për femrat. Ato luajnë një rol kryesor në kujdesin ndaj fytyrës, megjithatë jo të gjithê dinë t’i përdorin në mënyrën e duhur. ‘Bright Side’ ka listuar disa nga rastet kur përdorimet e këtyre maskave apo produkteve nuk bëhet në mënyrën e duhur.
1. Përdorni letra të lagura përditë për të hequr tualetin
Nuk mund të përdorni letra të lagura përditë për të hequr tualetin. Përveç faktit se ato nuk e pastrojnë mirë fytyrën tuaj, ato janë të bërë nga një material i fortë që e irriton atë.
2. Përdorni sfungjer të thatë pasi vendosni fondatinë
Shumica e sfungjerëve, duhet të përdoren nëse janë të lagur. Kur janë të thatë, ato thithin shumicën e produktit dhe fondatina nuk përhapet mirë në fytyrë.
3. Mbani një maskë në fytyrë gjatë natës ose e lani vetëm kur thahet plotësisht
Vetëm nëqoftëse është e shkruajtur tek instruksionet, mos e mbani asnjëherë maskën gjatë natës, pasi shkakton probleme të mëdha. Gjithashtu maska duhet larë përpara se të thahet plotësisht, sepse nëse jo, e bënë fytyrën tuaj akoma më të thatë.
4. Përdorni solucione që përbajnë alkool
Solucione të ndryshme, kanë përbërje të ndryshme. Megjithatë, shumica e këtyre solucioneve përmbajnë alkool dhe nëse përdoren shpesh, mund të shkaktojnë probleme të mëdha në lëkurë. Gjithashtu mbani mend, solucionet përdoren vetëm në disa zona.
5. Përdorni pastrueset dhe xhelërat vetëm për të hequr tualetin
Pastrueset e lëkurës dhe xhelërat janë më efektive nëse nuk përdoren vetëm në mbrëmje, por edhe në mëngjes. Kështu ju do të largoni lëkurën e vdekur, pisllëqet dhe djersën./revistawho.com

CLOSE
CLOSE