• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Këto 5 produkte që gjenden në çdo shtëpi do ju qetësojnë dhimbjet nga lëkura e djegur

Djegia e lëkurës nga dielli është një nga problemet më të zakonshme të verës. Kjo gjë shkakton rritje të temperaturës së trupit dhe është e vështirë që lëkura të rikuperohet nga djegia për disa ditë. Megjithatë ka disa përbërës që të gjithë i kemi në shtëpitë tona, të cilët mund të na ndihmojnë në qetësimin e lëkurës brenda disa minutave.
Aloe Vera
Aloe Vera prej vitesh përdoret si produkt medicinal dhe vetitë e saj antioksidante do të lehtësojnë dhimbjet nga djegia e lëkurës. Duhet thjesht ta aplikoni në lëkurë dhe ta përsërisni disa herë gjatë ditës.
Kosi grek
Kosi grek do ju ndihmojë që të shëroheni më shpejtë dhe mjafton vetëm të lyeni një pjesë të lëkurës së djegur me të dhe do të ndjeheni brenda disa sekondave më mirë.
Tërshëra
Për të qetësuar lëkurën e irrituar dhe të skuqur mjafton të shtoni pak tërshërë në vaskën ku laheni. Tërshëra ka shumë veti antinflamatore, prandaj do ju qetësojë.
Qeset e çajit të zi
Çaji i zi dhe acidet e tij antibakteriale mund të bëjnë mrekulli me lëkurën tuaj të djegur. Vendosni disa qese çaji në lëkurën e djegur lërini për disa minuta dhe menjëherë do lehtësoheni nga dhimbjet.
Mjalti
Mjalti është ilaçi i duhur për lëkurën e djegur, sepse ka shumë veti antibakteriale dhe antinflamatore dhe është i pasur në antioksidant. Duhet të lyeni lëkurën e djegur me pak mjaltë dhe ta lini për 30 minuta përpara se ta shpëlani. /revistawho.com

Burimi: Healthy Magzine