A keni pirë ndonjëherë çaj hudhre? Ky është një çaj me përfitime të shumta të njohura që nga kohët e lashta.
Mbi të gjitha çaji i hudhrës është përdorur zakonisht nga grekët e lashtë për të forcuar trupin, për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë, mbush njerëzit me energji dhe freski. Pa dyshim, tashmë pothuajse të gjithë i njohin karakteristikat e hudhrës si një antibiotik. Pse të mos e konsumoni edhe si çaj? Ja çfarë ju duhet!
Një hudhër
Ujë (një gotë – 200 ml)
Xhenxhefill i integruar (3 g)
Lëng limoni (1 lugë çaji-15 ml)
Mjaltë (1 lugë çaji- 25 g)
Përgatitja:
Është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Gjëja e parë që duhet të bëni është vendosja e një gote me ujë për të zierë. Ndërkohë prisni hudhrën në copa të vogla. Pasi uji fillon të valojë, shtoni 3 gram xhenxhefill të integruar dhe hudhrën e grirë. Lereni për të paktën 15 ose 20 minuta. Më pas e lini të ziejë edhe pak minuta në zjarr të avashtë. Kulloni ujin, shtoni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë duke përfituar kështu çaj hudhre.
Limoni dhe xhenxhefill do të zhdukin plotësisht erën nga goja juaj. Mund ta konsumoni sa herë të dëshironi./Shendeti