• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Kënaqësia në punë dhe seksi, “ilaçi” për zemrën

Të jeni të kënaqur me jetën që bëni dhe ata që ju rrethojnë, ju bën të mundur të keni një zemër të fortë. Sipas një studimi amerikan, personat e kënaqur nga puna, familja dhe jeta seksuale kanë një rrezik rreth 13% më të vogël për t’u përballur me sëmundje kardiovaskulare.

Këtë kanë nxjerrë studiuesit e Universitetit të Harvardit në SHBA, pasi kanë marrë në shqyrtim 8 mijë njerëz me moshë mesatare 49 vjeç. Vullnetarët janë intervistuar në lidhje me shtatë pikat e jetës së tyre të përditshme (marrëdhënie dashurore, kohë e mirë, niveli i jetës, puna, familja, seksi dhe kënaqësia personale) dhe për çdo sektor kanë treguar nivelin e kënaqësisë, sipas një shkalle nga 1 deri në 7.

Të dhenat e arritura janë kryqëzuar me ato të mbledhura nga kartela klinike të vetë pjesëmarrësve në studim dhe që kanë të bëjnë me sëmundje zemre.

Nga vëzhgimi i rezultateve ka dalë se niveleve të larta të kënaqësisë përsa i takon punës, familjes, seksit dhe situatës personale, i korrespondon një rrezik i reduktuar për sëmundje kardiake. Ndërkohë që doli se gjendja e dashurisë, koha e lirë dhe niveli i jetës nuk ndikojnë për shëndetin e zemrës.