• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Ja me çfarë duhet të ushqehet një çiklist për të qëndruar në formë dhe aktiv

Nëse ju ndiqni rregullisht aktivitetet sportive atëherë ju duhet të kujdeseni për mënyrën se si ushqeheni dhe për kaloritë që duhet të merrni. E njëjta gjë është edhe për çiklistët. Ushqimet që ata marrin përpara se të ecin me biçikletë ndikojnë në performancën e tyre. Shpejtësia dhe aftësia për të ecur me biçikletë janë të nevojshme. Për këto si fillim ju duhet të merrni energji. Më poshtë ju shfaqim një listë ushqimesh që do ju ndihmojnë të qëndroni në formë dhe shëndetshëm sipas ‘TimesOfIndia’:

1-Mëngjesi është i rëndësishëm përpara se të ecni me biçikletë. Një mëngjes me vitamina është i nevojshëm. Si përshembull banane, gjalp, qumësht si dhe vezë të rrahura.

2-Gjatë ecjes me biçikletë është e nevojshme të merrni 60 gram karbohidrate çdo orë.

3-Pasi përfundoni ecjen me biçikletë duhet të rimerrni energjinë. Vakti duhet të mbajë 20-40 gram proteina si dhe 70-80 gram karbohidrate. Përdorni sa më shumë perime dhe shtoni sasinë e fibrave. Përshembull mund të ushqeheni me patate të skuqura, pulë të skuqur, oriz me perime si dhe kos apo pije që përmbajnë gjalp kikiriku dhe fruta.

4-Qëndroni të hidratuar. Pini sa më shumë ujë./revistawho.com