• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja cilat janë karakteristikat femërore që çmendin meshkujt

Këto karakteristika që “Bright Side” ka renditur më poshtë i bëjnë meshkujt të çmenden pas një femre. Ja cilat janë ato:

Siguria

Siguria që tregon një grua në vetvete është një nga shenjat që i bën meshkujt të dashurohen më shumë me të.

Feminiliteti dhe mbështetja

Feminiliteti mbetet një aset që meshkujt e adhurojnë shumë tek femrat. Por kur kësaj i bashkohet edhe mbështetja si dhe ndihma që ato i ofrojnë atij, apo edhe njerëzve të tjerë e bëjnë një mashkull të dashurohet më shumë me femrën që ka në krah.

Mirësia

Të parit gjërat me një sy pozitiv, i bën femrat më atraktive në sytë e meshkujve.

Pavarësia

Kjo është një tjetër cilësi që i bën femrat tërheqëse. Ato që dinë ti zgjidhin problemet pa shkaktuar drama janë interesante në sytë e tyre.

Aftësia për të jetuar këtu dhe tani

Femrat që jetojnë momentin me optimizëm dhe pa u menduar gjatë janë shumë më interesante dhe magnet për meshkujt.

Femra që dinë të prezantojnë siç duhet veten

Prezantimi në publik është një tjetër armë e fortë e femrave. Ato që e dinë mirë se çfarë iu përshtatet dhe se si duhet të sillen në publik, janë të preferuarat e meshkujve.

Një shtëpiake e mirë

Të krijosh një ambient të ngrohtë dhe shumë familjar në shtëpi, është preferencë e shumë meshkujve, prandaj vajza vendoseni ndonjëherë edhe përparësen e gatimit se nuk ju bën keq.

Komunikimi

Mënyra se si flisni dhe merreni vesh me të tjetrët është një tjetër aset që ju bën shumë atraktive në sytë e meshkujve tuaj.

Mirënjohja

Një tjetër virtyt shumë interesant femëror është edhe mirënjohja. Kjo ka një efekt të tmerrshëm tek meshkujt, prandaj përpiquni të jeni sa më mirënjohëse ndaj partnerit tuaj dhe ndaj njerëzve që ju rrethojnë.

Sfidojeni mashkullin tuaj me një buzëqeshje

Një femër e buzëqeshur ka më shumë probabilitet të tërheq meshkuj rreth vetes, sesa një femër që qëndron gjatë gjithë kohës e ngrysur.