• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Ja çfarë duhet të keni parasysh kur nuk keni fjetur gjumë mjaftueshëm

Më shumë se 35% e të rriturve nuk respektojnë orarin e rekomanduar për të fjetur nga shtatë deri në tetë orë gjatë natës. Pavarësisht gjithë dëshirës sonë të madhe për të shkuar në shtrat në orarin e duhur, shpesh na ndodh që të mos e realizojmë këtë e më pas vuajmë pasojat. Ka një numër shumë të madh këshillash që të ndihmojnë për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës, por shumë pak ka që të ndihmojnë për të përballuar ditën pasardhëse pas një gjumi të tmerrshëm. Për këtë arsye këtu do të gjeni këshillat më të mira për të qenë gjatë gjithë ditës plot energji, pavarësisht se nuk keni fjetur mjaftueshëm.

Mos e fikni alarmin

Një nga gjërat më shkatërruese që bëni është fikja e alarmit. Pasi fikni alarmin do të bëni një gjumë shumë të thellë dhe pasi të zgjoheni do të ndiheni si ‘të dehur’. Pas një nate të keqe me gjumin duhet që të ngriheni përsëri në të njëjtin orar siç bëni përditë edhe nëse është fundjavë.

Hapni perdet

Ekspertët rekomandojnë se duhet ta ekspozoni syrin tuaj në dritë natyrale sa më shpejt të mundeni që ta lajmëroni trurin se koha e gjumit ka mbaruar.

Bëni një dush me ujë të ftohtë

Pasi bëni një dush me ujë të ftohtë, reagimi i parë natyral është frymëmarrja e plotë dhe e thellë. Kjo rrit marrjen e oksigjenit dhe shpejton qarkullimin e gjakut në trup dhe në tru./revistawho.com