Me ardhjen e stinës së verës, syzet e diellit janë aksesori që ju nevojitet më shumë. Në mënyrë që të dukemi sa më bukur dhe më në modë, duhet të informohemi mbi trendet më të reja. Për këtë, na ndihmojnë VIP-at dhe zgjedhjet e tyre.
1. Syze dielli të bardha – Emma Roberts
Syzet e diellit të bardha janë zgjedhja perfekte për stinën e verës. Madje, mund të inspiroheni nga stili i Emma Roberts.
2. Syze në formën e syrit të maces – Miranda Kerr
Këto lloj syzesh, janë femërore dhe duken të sofistikuara. Këtë na e tregon modelja Miranda Kerr.
3. Syzet pasqyrë – Olivia Palermo
Olivia Palermo është e njohur për stilin e saj dhe mënyrën se si i kombinon veshjet. Nëse doni të inspiroheni nga ajo, provoni t’i shtoni stilit tuaj syzet pasqyrë, pasi do t’ju bëjnë të dukeni shik.
4. Syze rrethore – Rita Ora
Syzet rrethore mund t’ju çojnë pas në vitet ’70 dhe nëse jeni adhurues të këtij stili si Rita Ora, atëherë syzet rrethore janë zgjidhja e duhur për ju.
5. Syze me ngjyra të hapura – Paris Hilton
Nëse doni të kombinoheni deri në detaje këtë verë, inspirohuni nga Paris Hilton. Syzet me ngjyra të hapura si: rozë apo bojëqielli, mund të kthehen në trend këtë vit./revistawho.com