Trendet ndryshojnë çdo sezon dhe shumë nga ju mezi i presin. Siç mund të keni vënë re, prej kohësh kemi parë një lloj transformimi në mënyrën e grimimit dhe në trajtimin e tipareve të fytyrës. Këngëtare, aktore, influencer, të gjithë kanë bërë për vete trendin e vetullave të plota.
Për ata që nuk e dinë, mbushja e vetullave me mënyra të ndryshme, ka hyrë në modë që në 2010-ën, por në Shqipëri ka ardhur pak me vonesë. Vitet e fundit, grimi që kanë promovuar motrat Kardashian-Jenner, i aplikuar shpesh edhe nga personazhet publikë shqiptarë është i fokusuar tek vetullat e trasha. Grimierët më të njohur në botë i kushtojnë shumë kohë modelimit të vetullës për ta përshtatur me tërësinë e grimit që vendosin në fytyrë.
Sigurisht shumë vajza të njohura të ekranit shqiptare dhe të huaja kanë transformuar ‘look-un’ në tërësi me ndryshimin e vetullave. Disa foto të tyre i sjellim më poshtë./revistawho.com