• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Seks

Gratë presin 6 javë pas lindjes për të bërë seks

Shumica e femrave thonë se kanë filluar të bëjnë seks sërish vetëm gjashtë deri tetë javë pasi kanë lindur fëmijën e tyre të parë. Studimi që është bazuar në anketim të mbi një mijë e 500 grave australiane që ishin bërë nëna për herë të parë, ka treguar aktivitetin e tyre seksual brenda vitit të parë pas lindjes së foshnjës. Në përgjithësi, vetëm 41 për qind e tyre kanë thënë se kanë bërë seks (vaginal) brenda gjashtë javëve pas lindjes së foshnjë. Shumica, 65 për qind, kishin bërë seks deri në javën e tetë, 78 për qind deri në javën e 12-të dhe 94 për qind deri në muajin e gjashtë. Femrat që kishin lindur me prerje cezariane, ose ato te të cilat janë përdorur pinca gjatë lindjes, kishin qenë më të prira për të shtyrë fillimin e aktivitetit seksual. Shumica e mjekëve këshillojnë çiftet të presin katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të filluar aktivitetin seksual, për të lejuar qafën e mitrën të mbyllet, gjakderdhjen të ndalojë dhe plasaritjet të shërohen. Pas fillimit të marrëdhënieve seksuale, çiftet është mirë të jenë më të përqendruar në kontracepsion (në parandalimin e mbetjes shtatzënë), kjo pasi gratë janë më të prira të mbeten shtatzëna pas lindjes dhe nëse kjo ndodh, gjasat për komplikime janë më të rritura.

CLOSE
CLOSE