• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Faktorët që ndikojnë në mungesën e vitaminës D dhe shenjat që e tregojnë atë

Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme që ka një efekt të fuqishëm në trupin e njeriut. Ndryshe nga vitaminat e tjera vitamina D, funksion si një hormon dhe çdo qelizë e trupit ka një receptor për atë. Trupi e krijon atë nga kolesteroli kur lëkura është e ekspozuar në diell. Ajo gjithashtu gjendet tek peshku dhe tek produktet e bulmetit.

Më poshtë do ju tregojmë faktorët më të zakonshëm që ndikojnë në mungesën e vitaminës D:

-Mosha e vjetër.

-Konsumimi i pakët i qumështit dhe peshkut.

-Jetesa larg ekuatorit në vende që nuk ka shumë diell.

-Përdorimi i shpeshtë i kremrave kundra djegies së diellit.

-Te qëndruarit më tepër brenda shtëpive.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë që kanë mungesë të vitaminës D, sepse shenjat që e tregojnë atë janë të fshehta. 8 shenjat që tregojnë pakësimin e vitaminës D janë këto:

1-Te sëmuresh shpesh. Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D, është të mbajë sistemin imunitar sa më të fortë. Kur ajo pakësohet imuniteti bie dhe jeni më të predispozuar ndaj baktereve apo viruseve.

2-Lodhja. Lodhja shkaktohet nga shumë faktorë të tjerë, por më kryesori është mungesa e vitaminës D.

3-Dhimbjet e mesit dhe të kockave. Vitamina D ndihmon në akumulimin e kalciumit që kockat të jenë më të forta dhe të shëndetshme.

4-Mbyllje e vështirë e plagëve. Kjo vitaminë ndihmon në krijimin e komponentëve, të cilat ndihmojnë në krijimin e lëkurës së re në rastet kur ka plagë në trup. Mungesa e saj sjell që këto plagë mund të shërohen me shumë vështirësi dhe për një kohë të gjatë.

5-Thyerje e kockave. Mungesa e vitaminës D i bën kockat më të dobëta dhe densiteti i tyre bie duke i rrezikuar ato që të thyhen dhe në aksidente te vogla.

6-Rënie e flokëve. Kjo simptomë shkaktohet edhe nga stresi, por në rastet kur ajo shtohet atëherë kemi të bëjmë me një sëmundje ose kemi mungesë të vitaminës D.

7-Depresioni. Në shumë studime ka dalë përfundimi se mungesa e vitaminës D shkakton sëmundjen e depresionit, sidomos për personat me moshë të madhe.

8-Dhimbje e muskujve. Kjo mungesë shkakton dhimbjen e muskujve jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët./revistawho.com

Burimi: Bright Side.