• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Dashuria na jep efekte pozitive. Ja arsyet pse!

Takimet online janë gjithnjë e më të popullarizuara dhe edhe pse duket se një kulturë e tillë dashurie ka mungesë të romancës, kurse disa e quajnë madje takim apokaliptik, pasi statistikat tregojnë se çiftet që janë afruar së bashku në këtë mënyrë, kanë një normë më të lartë të kënaqësisë në martesë. Prandaj, për suksesin e një marrëdhënie nuk është aq e rëndësishme se si e keni takuar dikë. Më e rëndësishme është ajo që ndodh pas takimit të parë, të paktën kështu sugjerojnë kërkime të ndryshme mbi rolin që një marrëdhënie romantike ka në lumturinë e përgjithshme.

Lidhjet ndërpersonale çojnë në kënaqësi më të madhe në jetë

Shpesh besojmë se lumturia dhe kënaqësia në marrëdhëniet romantike janë të lidhura si buka dhe gjalpi. Studimi nga viti 2007 i publikuar në “Journal of Psychology Positive” gjeti se lidhjet e forta sociale me të tjerët janë parakusht i kënaqësisë më të madhe të jetës.

Të dashurosh nuk do të thotë se duhet të martohesh

Në meta-analizën e 18 studimeve të martesave jetëgjata dhe ndjenjës njohëse të kënaqësisë së përgjithshme, një studim i publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology” gjeti se jeta nuk është domosdoshmërisht më e mirë në qoftë se ne lidhim veten me anë të marrëveshjes. Përveç efektit fillestar të njohur si “muaji i mjaltit”, autorët gjetën se pjesëmarrësit në studim nuk ishin më të kënaqur me partnerët e tyre kur ata u martuan, sesa që ishin para martesës.

Marrëdhëniet romantike kanë një ndikim më të madh sesa kënaqësia e suksesit në punë

Sipas një studimi nga viti 2013, nga universiteti kombëtar i “Entre Rios” në Argjentinë, është dëshmuar se stabiliteti në marrëdhënie është më i rëndësishëm se sa në mjedisin e biznesit.

Martesat seksualisht aktive kanë kënaqësi më të madhe personale

Intimiteti fizik në një marrëdhënie është thelbësor në ndjenjën e kënaqësisë personale. Analiza nga viti 2004, e bërë nga “General Social Survey”, tregon se të moshuarit që praktikojnë seks nuk janë vetëm më të lumtur në një lidhje, por edhe përgjithësisht janë më të lumtur në jetë. Përveç kësaj, është dëshmuar se praktikimi i seksit redukton nivelin e stresit.

Jetëgjatësia është e mundur në qoftë se kemi lidhje të forta shoqërore

Jetëgjatësia varet se çfarë lloj shoqërie kemi. Një analizë e 150 studimeve të publikuara në revistën “PLOS Medicine” ka treguar se lidhjet shoqërore dhe marrëdhëniet me cilësi të lartë, në të cilat janë sigurisht të përfshira marrëdhëniet romantike, thellojnë efektin pozitiv në uljen e rrezikut të vdekshmërisë.

Dhe në fund, dashuria është çelësi për një jetë të lumtur

Duket se “The Beatles” kishin të drejtë kur kompozuan këngën “Dashuria është e gjitha që ju nevojitet” (Love is all you need). Sipas hulumtimit nga Harvard-i, i cili zgjati plot 75 vite, lidhjet e dashurisë janë çelësi për një jetë më të lumtur dhe më të kënaqshme