• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Chiara Ferragni ka një sugjerim fantastik për garderobën tuaj këtë vjeshtë

Chiara Ferragni ka sjellë gjithmonë për të gjithë ndjekësit e saj anembanë botës, trendet më të fundit të modës. Ajo ka eksperimentuar jo vetëm në stil, por dhe në kombinimin e ngjyrave, i cili është pëlqyer gjithmonë nga të gjithë fansat e saj.

Nëse do të shihni me vëmendje llogarinë e Chiara-s në ‘Instagram’ do të kuptoni se një nga modelet e fustaneve ‘must’ në garderobën tuaj për këtë vjeshtë është ai me motive florale. Blogger-ja e njohur ka zgjedhur ta veshë një fustan të tillë në evente të ndryshme, por dhe momente të përditshmërisë, duke e kombinuar me atlete apo modele të ndryshme sandalesh.

Kombinimi i ngjyrave rozë, jeshile me ato të tokës, është një nga detajet që vëmë re në postimet e shumta të Ferragni-t. Nëse jeni ende në pikëpyetje se çfarë duhet të blini për këtë sezon vjeshte, atëherë hidhuni një sy fotove më poshtë:/revistawho.com