• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Çfarë nuk duhet të hamë para se të flemë gjumë

Sipas ekspertit të gjumit të britanikes Independent, Sammy Margo, ka një listë ushqimesh të duhura për kohën para gjumit. Margo shpjegon se ushqime të caktuara na ndihmojnë të biem shpejt në përhumbjen e fjetjes, ndërsa të tjera na pengojnë duke na mbajtur zgjuar. Më poshtë ju sjellim listën e plotë të ushqimeve të cilat nuk duhet t’i konsumoni para se të flini gjumë:

  1. Alkool

Megjithëse një gotë e vogël verë mund të na ndihmojë të relaksohemi, masa të mëdha alkooli na pengojnë të arrijmë fazat e gjumit të thellë.

  1. Djathi

A kemi dëgjuar ndonjëherë për njerëz që tregojnë ëndrra të çuditshme që kanë parë pasi kanë ngrënë shumë djath? Kjo ndodh ndoshta prej përmbajtjes së lartë të amino-acidit tiranin i cili ë bën trurin tonë më vigjilent. Prandaj evitoni antipastat e panevojshme të djathit pas darkës pasi nuk do të ju ndihmojnë me gjumin.

  1. Ushqimet pikante

A keni pasur probleme me tretjen pas ushqimeve pikante indiane apo orientale? Përveç problemeve të tretjes, hormoni kapsaicin i specave djegës e bën të vështirë rregullimin e temperaturës së trupit, çka mund të sjellë një gjumë të trazuar të natës.

  1. Ushqime të yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme janë të vështira për t’u tretur nga stomaku dhe kanë gjasa të shkaktojnë djegie të rrugëve tretëse, duke vështirësuar gjumin.

  1. Kafeja

Të gjithë duhet ta dinë që kafeja është nga produktet më kundër-produktive për gjumin, pasi stimulantët e saj mund të qëndrojnë në sistemin tonë disa orë pas konsumit. Prandaj pas darke nuk duhet të konsumohet kafe edhe nëse dëshira mund të jetë e madhe për momentin./revistawho.com