• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Buzë të thata gjatë dimrit? Ja zgjidhja

Netët e ftohta të dimrit mund të jenë të rehatshme. Mirëpo, buzët e thata jo. Para se të dilni jashtë dhe të shpenzoni një pasuri të vogël në balsame, kremëra dhe pomade qetësuese, ndaloni njëherë. Ne kemi gjetur një mënyrë shumë të mirë për të zbutur buzët para se era apo moti i keq t’i acarojë ato.

Për këtë ju nevojitet një qeskë me çaj (preferohet i gjelbër, por funksionon edhe me tjera), si dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

lipj

Hidheni qesen e çajit në ujë të ngrohtë deri sa të laget apo njomet mirë, dhe pastaj shtypni në buzët tuaja të krisura për 3 deri 5 minuta, shkruan femina.al.

Pse kjo metodë funskionon më mirë se balsami për buzë. Tanini që gjendet në qesen e çajit ndihmon në zbutjen e thatësisë dhe riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës në sipërfaqe, duke rifreskuar buzët pothuajse mënjëherë.

lip