• youuinsttaaffccbb
TEST
A e dini se ..., Jetë, Këshilla, Lajme, Shëndet

Bëni çdo muaj “manikyr xhel”? Ja çfarë nuk dini rreth këtij procesi

Është e qartë se orët që shpenzoni jashtë në diell gjatë verës e dëmtojnë lëkurën, veçanërisht në qoftë se nuk merrni masa për të mbrojtur veten. Mendoni pak çfarë ndodh me rrezet UVA të lëshuara nga pajisja që përdoret për tharjen e manikyrit xhel.

Rrezet UVA janë të njohura kryesisht për rolin e tyre në tharjen e lëkurës. Ato japin ndihmesë në kancerin e lëkurës dhe është e rëndësishme të dini se edhe një seancë tharje me gradë të ulët shton rrezikun e kancerit me hapa të mëdhenj.

Në vitin 2014, një studim i vogël ka gjetur se forca e emetuar nga llambat LED (ato që përdoren për procesin e tharjes së manikyrit xhel) është të paktën katër herë më e fortë se rrezet normale të diellit, thotë dr. Chris Adigun, dermatolog në Nju Jork. Problemi, megjithatë, është se ende nuk ka studime të cilat tregojnë se llambat UVA shkaktojnë direkt kancerin e lëkurës . “A kemi të dhëna se kjo shkakton kancerin? Jo. Por ne e dimë se ekspozimi ndaj UVA shkakton kancer? Po.”

Por të lemë kancerin e lëkurës mënjanë, ka edhe një aspekt tjetër kozmetik. “Majat e duarve janë zona shumë të ndjeshme, dhe ne e dimë se ekspozimi i përsëritur ndaj UVA përshpejton plakjen”, thotë Adigun. “Sa ironike që një efekt anësor i një procesi që bën duart të duken të bukura, mund t’i plakë ato para kohe”, vijon ai.

Megjithatë , për të gjitha ato vajza që nuk mund të qëndrojnë pa rifreskuar manikyrin xhel, çdo muaj, ai sugjeron përdorimin e dorezave të bëra nga një material i veçantë që ka dioksid titaniumi, një komponent mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme. Ato janë masa standarde dhe nuk kanë nevojë për larje. Ju gjithashtu mund të prisni gishtat e dorezave të zakonshme, apo të aplikoni locion me filtra mbrojtës në kurrizin e duarve tuaja para procesit të manikyrit. Në fund të fundit nga dy të këqia le të zgjedhim të keqen më të vogël./Shendeti

CLOSE
CLOSE