• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

8 mënyra natyrale se si të ulni presionin e gjakut brenda 10 minutave

Nëse ju përjetoni dhimbje koke të forta, lodhje, çrregullime të rrahjeve të zemrës dhe dhimbje të kraharorit atëherë ju vuani nga hipertensioni dhe presioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit, stresi, obeziteti ose sëmundje të tjera të fshehta që mund të ndikojnë. Fatmirësisht ekzistojnë disa teknika që mund t’ju ndihmojnë juve të rregulloni presionin e gjakut dhe ta mbani atë nën kontroll. Ne jua sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

1-Masazhoni veshët dhe qafën. Janë tre pika ne qafë dhe kokë që mund t’i masazhoni e kjo do ta ulte presionin e gjakut brenda disa minutave.

2-Provoni të ushtroni presion mbrapa koke. Janë disa pika në pjesën e pasme të kafkës ku nëse ju ushtroni presion me gishtat tuaj, do të pushonte dhimbjen e kokës.

3-Merrni frymë vetëm me vrimën e majtë të hundës. Të merrni frymë vetëm me vrimën e majtë të hundës do të qetësonte presionin e gjakut dhe do të reduktonte hormonet e stresit.

4-Frymëmarrja e zhurmës së bletës. Bllokoni veshët me gishta dhe merrni frymë thellë. Më pas nxirreni frymën duke krijuar zhurmën e bletës. Përsëriteni 7 herë. Kjo teknikë qetëson migrenën dhe hipertensionin.

5-Dëgjoni muzikë klasike. Muzika klasikë ul presionin e gjakut, sidomos kur dëgjohet ndërkohë që ju meditoni.

6-Një gotë ujë. Në disa raste presioni i lartë i gjakut shkaktohet nga dehidratimi. Një gotë ujë do t’ju qetësonte.

7-Relaksohuni ne ‘Savasana’. ‘Savasana’ është poza e trupit të vdekur. Të shtriheni në këtë pozë ju ndihmon të qetësohen rrahjet e zemrës dhe të ulet presioni i gjakut. Qëndroni në këtë pozë për 15 minuta.

8-Futini këmbët në ujë të nxehtë. Të mbani këmbët në ujë të nxehtë lejon që qafa dhe koka të kenë një temperaturë më te ftohtë duke qetësuar vërshimin e gjakut në tru. Mbajini këmbët në ujë të nxehtë për 15 minuta./revistawho.com

CLOSE
CLOSE