• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

8 gjëra të pabesueshme që mund të zbuloni nga pamja juaj

Një shprehje e vjetër thotë: “Mos e gjykoni librin nga kopertina”, por në fakt, pamja e dikujt mund të zbulojë disa gjëra rreth tij. Mund të zbulojmë sa mund t’i besojmë dikujt, nëse është perfeksionist apo jo, madje dhe sëmundje të ndryshme. ‘Bright Side’ ka zbuluar disa tipare që tregojnë më shumë seç ne mendojmë për ne.

  1. Rrudhat janë të lidhur me sëmundjet e zemrës

Sipas një studimi të kryer në vitin 2012, problemet e shëndetit të zemrës ndikojnë në cilësinë e lëkurës. Pas një eksperimenti, shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare, duken 2 vjet më të reja se mosha e tyre. Ndërsa, gratë prindërit e të cilëve kanë probleme me zemrën, kanë më shumë rrudha.

  1. Puçrat mund të zbulojnë probleme shëndetësore

Puçrat në zonën midis vetullave, mund të tregojnë probleme me mëlçinë.

Puçrat poshtë syve janë të lidhura me problemet e veshkave

Puçrat në zonën sipër faqeve, tregojnë problemet me stomakun

Puçrat në pjesën e poshtme dhe të mesme të faqeve, mund të tregojnë problemet me mushkëritë

Puçrat mbi pjesën e buzëve, mund të jenë një sinjal i problemeve kardiovaskulare

  1. Gjatësia lidhet me aftësinë e udhëheqjes

Gjithmonë kur takojmë një person të ri, shohim gjatësinë e tij. Kjo ndodh sepse truri juaj do të kuptojë nëse ky person është i aftë të udhëheqë apo jo. Një trup i gjatë, mendohet të jetë një udhëheqës i mirë. Të paktën, kështu e percepton truri ynë.

  1. Struktura e kockave, i bën njerëzit të mendojnë për forcën tuaj fizike

Shkencëtarët i kërkuan pjesëmarrësve të një eksperimenti për të vlerësuar aftësitë fizike të një burri të bazuar vetëm në fotografi të fytyrës së tij ose gjysmës së sipërme të trupit të tij. U zbulua se njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë forcën e një personi jo në bazë të muskulozitetit të këmbëve të tij, por në bazë të gjerësisë së kraharorit dhe vëllimit të bicepsit të tij.

  1. Sytë mund të parashikojnë nivelin e rrezikut të melanomës

Njerëzit me sy me ngjyrë, kanë një rrezik të lartë për melanomë, për shkak të sasisë së ulët të pigmentit mbrojtës në sy. Duhet të theksohet se rreziku i llojeve të tjera të melanomës, si kanceri i lëkurës, nuk ka gjasa të përcaktohet nga sytë./revistawho.com