• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

7 ushtrimet që mposhtin urinë në 5 minuta

Ndodh shpesh në përditshmërinë e gjithë secilit, që me rritjen e aktivitetit fizik të vijë dhe shtimi i urisë, pasi trupi ynë humbet shumë kalori.

Por ekzistojnë disa ushtrime, të cilat mund të ndikojnë më pak në metabolizmin tuaj, duke ulur nevojën për ushqim. Më poshtë i sjellim ato sipas ‘Bright Side’:

1-Frymëmarrja e bretkosës

Ky është një ushtrim i thjeshtë gjimnastikor që lufton urinë. Për këtë ju duhet të mbështeteni në një karrige të vogël, të përkuleni e te merrni frymë thellë dhe më pas tërhiqeni barkun sa mundësi të keni. Mbajeni frymën për 4 sekonda dhe më pas nxirreni. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

2-Bretkosa që lëkundet

Në këtë ushtrim duhet të shtriheni me kurriz, ngrijini këmbët pak lart paralel me njëra-tjetrën. Vendosni njërën dorë në kraharor duke ushtruar forcë dhe tjetrën në stomak. Më pas merrni frymë thellë. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të hani në sasi të vogël.

3-Lotus

Ky ushtrim kontrollon frymëmarrjen dhe të menduarit. Mblidhini këmbët kryq njëra me tjetrën në formën e petaleve të luleve ‘lotus’, mbani shpinën drejt. Qëndroni 5 minuta dhe fokusohuni tek frymëmarrja.

4-Pozicioni i qenit

Ky është një ushtrim i ‘yoga’. Formoni shkronjën V me trupin tuaj. Qëndroni me këmbë, ngrini belin lart dhe duart shtrijini në tokë.

5-Kobra

Shtrihuni me bark, këmbët mbajini paralel me njëra-tjetrën dhe tërhiqni kokën e pjesën e sipërme të trupit lart, ndërsa duart mbajini në tokë. Qëndroni për 30 sekonda në këtë pozicion.

6-Plank

Ky ushtrim është i ngjashëm me Kobrën, por në këtë rast koka mbahet poshtë. Pak a shumë si pozicioni që merr trupi për të bërë pompa, por pa lëvizur krahët.

7-Pema

Për këtë ushtrim duhet të qëndroni me njërën këmbë, tjetrën ngrijeni dhe mbështeteni tek këmba me të cilën qëndroni. Duart mbajini në pozicionin e lutjes. Më pas provojeni me këmbën tjetër./revistawho.com

CLOSE
CLOSE