• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

7 ushqimet të cilat sjellin shkëlqimin tek lëkura juaj

Ushqyerja e mirë sjell si rezultat një lëkurë të mirë që reflekton shëndet dhe shkëlqim. Sot ju sjellim 7 llojet e ushqimeve, të cilat duhet t’i përfshini më shumë në dietën tuaj të përditshme për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme:

  • Boronicat

Përmbajnë flavonoide, i japin ngjyrë të bukur lëkurës.

  • Salmoni

Përmban acide yndyrore omega-3, lufton poret e lëkurës, shenjat dhe e bën lëkurën të shkëlqejë.

  • Domate

Falë elementit likopen që përmban, i japin ngjyrë të bukur lëkurës suaj. Është gjithashtu një antioksidant i mirë.

  • Bajamet

Përmbajnë vitaminë E dhe e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

  • Spinaqi

I pasur me antioksidantë, vitamina B,C,A, minerale dhe omega-3, të cilat parandalojnë plakjen.

  • Arrat

Vitamina E që përmbajnë, përmirëson shëndetin e lëkurës.

  • Karrotat

Karrotat përmbajnë vitamina A, C dhe ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat./revistawho.com

CLOSE
CLOSE