• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

7 shenjat në trupin tuaj që tregojnë se nuk jeni të lumtur

Lumturia nuk është vetëm një vendim në kokën tuaj, por edhe një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Në fakt janë hormonet ato që janë përgjegjëse për lumturinë dhe humorin tonë. Mungesa e tyre mund të sjellë edhe depresionin. Më poshtë ju shfaqim disa shenja që trupi paralajmëron se këto hormone janë në nivele të ulëta sipas ‘Bright Side’:
1-Neps për ushqime të ëmbla.
Nëse trupi juaj kërkon të ëmbla kjo do të thotë se keni mungesë të hormonit të serotoninës. Këto hormone janë përgjegjëse të humorit tuaj.
2-Shtimi në peshë.
Mungesa e hormonit të dopaminës sjell shtimin në peshë.
3-Forcimi i gjoksit.
Kur trupi ka nivele të ulëta të estrogjenit gjoksi forcohet. Kjo ndodh zakonisht në periudhën e menstruacioneve.
4-Dhimbjet e kokës.
Dhimbjet e kokës shkaktohen nga mungesa e hormonit progesteron. Dhimbja mund të shndërrohet edhe në migrenë.
5-Pagjumësia.
Pagjumësia është një shenjë se në trupin tuaj ka mungesë të serotoninës.
6-Nivel i ulët i ndjeshmërisë.
Studimet kanë zbuluar një lidhje midis oksitocinës dhe ndjeshmërisë.
7-Dridhjet e trupit
Dridhjet shkaktohen nga mungesa e hormonit dopaminë. Më së shumti ajo ndodh tek duart./revistawho.com