• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

7 arsye përse divorci është një zgjedhje me e mirë se të qëndruarit në një martesë jo te lumtur

Kur martohemi ndihemi të sigurt se më në fund kemi gjetur njeriun e duhur. Megjithatë statistikat tregojnë rezultate të tjera. Një në 4 martesa përfundon në divorc. Është e vështirë të pranosh se ‘Të lumtur përgjithmonë’ nuk po funksionon, por nuk duhet të mërziteni pasi ka shumë gjëra të mira që divorci mund të sjellë në jetën tuaj. Ne ju zbulojmë 7 arsyet përse është më mirë të divorcoheni se sa të vazhdoni një martesë jo të lumtur sipas ‘Bright Side’:

1-Do të keni mundësinë për të gjetur njeriun “e duhur”. Divorci ju sjell mundësinë për të njohur njerëz të rinj në jetën tuaj.

2-Ju ia kushtoni energjinë tuaj vetëm përmirësimit të vetvetes. Pas divorcit ju mund t’ia kushtoni kohën dhe energjinë vetëm vetes dhe mund të realizoni gjerat që më përpara nuk keni mundur të bëni.

3-Do të ndjeheni më të lumtur. Kur largoheni nga një martesë e keqe, ju filloni të ndjeheni më të lumtur.

4-Fëmijët tuaj do të jenë të lumtur gjithashtu. Një martesë e keqe shkakton stres dhe tension tek fëmijët tuaj.

5-Shëndeti juaj përmirësohet. Një martesë jo e mirë ju dëmton shëndetin. Një studim ka zbuluar se të jetuarit në një ambient agresiv mund të jetë aq dëmtuese sa të pirit alkool.

6-Aparenca juaj do të përmirësohet. Pas divorcit ju do të keni më shumë kohë për veten tuaj. Shumë njerëz kanë pohuar se kanë pësuar ndryshime drastike, por pozitive në pamjen e tyre.

7-Dalja në pension do të jetë me e lehtë. Pas divorcit njerëzit fokusohen në karrierën e tyre dhe kjo sjell rritje financiare duke e bërë kështu daljen në pension më të lehtë./revistawho.com