• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 shenja që lidhja juaj e dashurisë nuk do të zgjasë

Shumë njerëz kur nisin një lidhje të re mendojnë të jenë së bashku deri në përjetësi, thurin ëndrra si dhe planifikojnë të ardhmen. Por ka dhe nga ata që janë të shqetësuar, nëse marrëdhënia e tyre e dashurisë do të zgjasë apo jo. ‘Bustle’ ju tregon pesë shenja që sipas ekpertëve lidhjes tuaj do t’i vijë fundi.

-Ti nuk pëlqen miqtë e partnerit: Mospëlqimi i shoqërisw bën që partneri të kufizohet nga shumë pasione dhe pavarësia që ka krijuar. Në këtë mënyrë do të largohet dhe nga ju.

-E krahason me ish të dashurin tënd: Krahasimi bën që partneri të ndjehet i nënvlerësuar dhe të kërkojë ngrohtësi diku tjetër.

– Ti ndihesh sikur mendimi jot është i pavlerë: Kjo bën që ti të humbasësh vetbesimin dhe krejt e kundërta të ndodh me të. Kështu nuk do të jeni të barabartë dhe gjithçka do të shkojë drejt fundit.

– Mungon pasioni: Sipas ekpertëve një ndër elementët kryesorë në një lidhje është pasioni dhe kur ai shuhet lidhja përfundon, gjithçka nis të sforcohet. Prandaj mundohuni të mbani gjallë pasionin dhe me element të vegjël si drita e hënës.

-Nuk ndjehesh vetvetja: Mundohesh me çdo gjë ta bësh atë për vete, ndërkohë partneri nuk bën asnjë lloj përpjekje të kësaj forme. Kjo do t’ju bëj ju të jeni më depresive dhe në ankth duke mos shijuar shumë çaste nga raporti i dashurisë. /revistawho.com