• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

5 përfitimet shëndetësore nga një përqafim

Nuk duhet të ketë njeri në botë që nuk pëlqen përqafimet. Dashuria që ndjejmë kur dy krahë na mbështjellin gjithë trupin është një nga ndjesitë më të mira. Por përveç kësaj kur ju përqafoni dikë keni edhe përfitime shëndetësore.

  1. Çliroheni nga stresi

Kur ka kontakt trup me trup, truri fillon të çlirojë hormonin e oksitocinës, që ju ndihmon të çliroheni nga stresi dhe të relaksoheni.

  1. Lehtëson dhimbjen

Njësoj si çlirimi nga stresi, një përqafim mund të bllokojë sinjalet e dhimbjes.

  1. Do të flini më mirë

Kur nuk jeni të shqetësuar dhe ndjeni dashurinë e dikujt ju flini më mirë. Nuk ka rëndësi nëse qëndroni të përqafur për 10 minuta apo për gjithë natën, efekti i përqafimit qëndron aty.

  1. Përmirëson imunitetin

Përveçse çliron stresin dhe dhimbjen, një përqafim përmirëson edhe imunitetin. Do të ndikojë shumë tek qelizat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me imunitetin e trupit.

  1. Ju bën të lumtur

Çlirimi i serotoninës, që është i njohur si hormoni i lumturisë, do t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë për disa minuta. /revistawho.com

Burimi: Times of India

CLOSE
CLOSE