• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 gjërat që i ndodhin trupit tuaj pasi keni ngrënë vezë

Vezët janë mënyra më e lehtë, më e lirë dhe më e shpejtë për të marrë proteina. Përveçse rrisin sasinë e proteinave ato ju pajisin me 7 gram muskul formues dhe gjithashtu forcojnë shëndetin tuaj. Vezët janë të mbushura me aminoacide, antioksidantë dhe hekur. Më poshtë do të lexoni 5 efektet e pabesueshme që i shkaktoni trupit tuaj nëse konsumoni vezë rregullisht:

1-Do të aktivizoni sistemin imunitar

Eshtë e rëndësishme të konsumoni një ose dy vezë në ditë pasi kjo do ju forcojë sistemin imunitar dhe do parandalojë viruset.

2-Do të përmirësoni kolesterolin

Trupi prodhon kolesterol në mënyrë konstante dhe shumë studime tregojnë se veza e përmirëson atë.

3-Do të jeni më aktivë

Një vezë e vetme përmban rreth 15% të kërkesës ditore për vitamin B2. Kjo është një nga vitaminat që ndihmon trupin të konvertojë ushqimin në energji.

4-Lëkura dhe flokët tuaja do të përmirësohen

Veza është e pasur me vitaminën B-kompleks e cila është e nevojshme për lëkurën dhe flokët.

5-Do të mbroni trurin

Vezët janë ushqim për trurin. Kjo ndodh për shkak të një elementi të quajtur ‘choline’ që ndodhet tek ato, e cila është e nevojshme për funksionimin e trurit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE