• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 arsye pse femrat duhet të ngrenë pesha

Një nga konceptet më të gabuara në botën e palestrës është se peshat e rënda do t’i bënin femrat të dukeshin shumë burrërore, pasi muskujt do zhvilloheshin shumë. Ndonëse për shumë femra kjo është ideale dhe pëlqehet, për shumë të tjera jo.

Por nëse peshat përdoren në mënyrën dhe sasinë e duhur atëherë ju do të kishit fizikun tuaj të ëndrrave. Më poshtë ju japim 5 arsyet pse peshat janë të rëndësishme për femrat sipas ‘Healthy-life’:

1-Peshat nuk ju bëjnë të dukeni burrërore. Ju trajnoheni për fizikun që ju dëshironi. Nëse ju dëshironi të zhvilloni masën muskulore, atëherë peshat janë zgjedhja e duhur.

2-Peshat djegin kalori. Metabolizmi i trupit përshpejtohet pasi ju përdorni peshat. Ato djegin më shumë kalori brenda disa orëve në krahasim me ushtrimet kardio.

3-Mund të ushtroheni edhe në shtëpi. Një set peshash nuk do t’iu zërë aspak vend në dhomën tuaj. Gjithashtu do të kursenit paratë.

4-Peshat japin rezultate të shpejta. Kur ju i përdorni ato rregullisht do të vini re se forca juaj përmirësohet.

5-Trajnimi me pesha sjell kënaqësi. Peshat mund të japin shumë kënaqësi, pasi nuk ka gjë më të bukur kur ju arrini të ngrini peshat që më përpara nuk mundeshit si dhe kur shikoni rezultatet në trupin tuaj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE