• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 arsye pse dieta mesdhetare është më e mira për shëndetin tuaj

Një dietë e cila është e pasur në fruta dhe perime, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra mund të zvogëlojë riskun për disa probleme shëndetësore. Ndihmon mbajtjen e peshës në kontroll, ka shumë benefite për trurin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon për të jetuar më gjatë.

Më poshtë ju sjellim 5 arsye pse dieta mesdhetare i bën mirë shëndetit tonë:

Lufton inflamacionin

Peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, janë shumë efektivë për të reduktuar inflamacionin.

Tonifikon lëkurën

Acidet yndyrore omega 3 të gjendur tek peshqit ndihmojnë për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.

Mban trurin në formë

Ushqimet e pasura në antioksidantë  si arrat dhe vaji i ullirit mund të ndihmojnë vonesën e shfaqjes së problemeve mendore.

Redukton riskun e kancerit

Një dietë mesdhetare mund të reduktojë riskun e kancerit të mitrës dhe të gjirit.

Ndihmon për të jetuar më gjatë

Efektet antioksdiuese dhe anti-inflamatore të frutave, perimeve dhe vajit të ullirit ndihmojnë për të luftuar dëmtimet e shkaktuara nga oksidimet të lidhura ngushtësisht me plakjen./revistawho.com