• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

8 fakte surprizuese rreth shëndetit

Ka shumë studime rreth shëndetit të cilat janë publikuar dhe përditësohen çdo ditë dhe është pak e vështirë të jemi në dijeni të të gjithë këtyre informacioneve. Hidhini një sy këtyre 8 fakteve që do ju surprizojnë:

1-Përdorimi i kafes parandalon depresionin. Kemi dëgjuar për efektet negative të kafeinës, por me sa duket ka edhe efekte pozitive.
2-Përdorimi i çamçakëzit ju bën më aktiv. Nëse ndiheni të përgjumur apo nuk përqëndroheni dot përdorni çamçakëz.
3-Qëndrimi në zyrë ulur për orë të gjata rrit rrezikun e vdekjes me rreth 50 %.
4-Makineritë e parave ATM dhe tualetet publike janë njësoj të papastra.
5-Nëse jeni optimist, kjo ju ndihmon të jetoni më gjatë.
6-Nëse vuani nga klaustrofobia merini erë një molle. Ju ndihmon të çlironi stresin.
7-Nëse ndiheni të lodhur duhet të kryeni ushtrime gjimnastikore. Kjo për arsye se ushtrimet përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
8-Shkrimi ju ndihmon të përmirësoni memorien. Kur ju shkruani diçka që jeni duke dëgjuar gjatë një leksioni ju arrini t’a merni informacionin më mirë se dikush që shkruan në kompjuter./revistawho.com