• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jeta private dhe profesioni i ri, Shpat Kasapi zbulon shumë gjëra për veten

Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të njohur në vend. Së fundmi, në një intervistë për “Cult” të KosovaPress-it, ai ka zbuluar po punon edhe si menaxher në një kompani shumë të njohur duke mos dashur të tregojë emrin. “Jeta si çdoherë unë jam një tip që vërtetë e shijoj jetën dhe mundohem t’i përjetoj të gjitha ngapak, tash kohët e fundit jam edhe në një kompani shumë të madhe të cilës nuk ia them emrin, aty punoj si menaxher dhe jam edhe me koncertet normal kohë pas kohë më shumë në diasporë”, u shpreh Shpati. Ai ka zbuluar se shumë koncerte janë anuluar për shkak të koronavirusit. Ndërsa për jetën e tij private, ai tha se nuk e ka në mend të bëjë dasmë, edhe pse këndon shpesh në festa të tilla. “Normal, asgjë nuk ka në plan për momentin se plani nuk ikë, edhe pak”, tha Shpati. Ndërsa së shpejti do të publikohet edhe një këngë e re e tij, e cila do të jetë solo dhe e shoqëruar me videoklip.