• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jeta e shthurur e Charlie Sheen, flet aktorja porno

Një aktore e filmave porno zbuloi se Charlie Sheen, 50 vjeç, shpesh ka pasur marrëdhënie seksuale pa mbrojtje dhe nuk i tregoi askujt se ishte i infektuar me HIV. Shumicën e rasteve ai ka shkuar në shtrat me koleget e tij.  Përveç porno-yjeve, ai preferonte edhe transeksualët. Ai ftonte shumë femra në të njëjtën kohë, kurse në shtrat i fuste vetëm ato që i pëlqente, thotë aktorja amerikane, 27-vjeçare, e cila nga frika, e ka fshehur identitetin e saj. Ylli i filmave për të rritur e kishte takuar atë në një party në vitin 2011. Aktori ishte i droguar dhe i dehur, por prapë shkoi në shtrat me të. Edhe pse kishin përdorur mbrojtje, prezervativi rrëshqiti dhe aktorja mbeti shtatzënë, transmeton “Zëri.info”. Ajo abortoi dhe është testuar menjëherë për të gjitha sëmundjet seksuale sepse e dinte se aktori bënte jetë të shthurur. “Unë kam qenë me fat, sepse rezultatet ishin negative, por me të kanë fjetur rreth 50 kolege nga industria pornografike. Katër nga ato pa ndonjë shpjegim u tërhoqën nga puna. Unë jam e frikësuar se ato ndoshta janë infektuar me HIV”, tha aktorja anonime. Ajo shtoi se ka frikë të kthehet në xhirime, sepse nuk mund të jetë e sigurt nëse mund të xhirojë me vajzat që kanë fjetur me Sheen. “Përsëri do të bëj testin, sepse dua të jem e sigurt se jam e shëndetshme”, ka thënë aktorja.