Jessie J ka rrëfyer me një postim në ‘Instagram’ se ka humbur fëmijën e saj të parë si pasojë e një aborti. Ajo pranoi se e ka mbajtur sekret këtë lajm për ta zbuluar vonë. Jessie tregoi se ka ngelur shtatzënë në mënyrë alternative, pas ndarjes nga partneri i saj i fundit rreth një muaj më herët. Këngëtarja 33-vjeçare ndau në një postim emocionues ku tregoi se fatkeqësisht ka dështuar.
“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë: ‘Seriozisht nuk di si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë’. Dje pasdite kisha frikë se nuk do e kaloja koncertin pa qarë. Pasi shkova për vizitën tim të tretë, më thanë se bebi nuk kishte më rrahje zemre. Këtë mëngjes ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Ndoshta edhe jo. Në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po e shmang pikëllimin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe akoma më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anuloj, por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj që e re për gëzimin, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta kaloj këtë sipas mënyrës sime”,- shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/CWq3HWCvdl7/
Jessie J ka vendosur mos heqë dorë nga muzika pavarësisht çdo gjëje./revistawho.com