• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jessica Alba zbulon sekretin e të pasurit një fytyrë 10 vjet më të re

Jessica Alba është një nga personazhet që pavarësisht kalimit të viteve, vazhdon të jetë e njëjta. Mesa duket, Jessica paska një sekret që e bën atë të duket 10 vjet më e re në fytyrë dhe këtë e ka zbuluar së fundmi nëpërmjet një videoje për “British Vogue”. Fillimisht aktorja e njohur përdore një krem hidratues në fytyrë, por e miksonte atë me një ‘primer’ me shkëlqim. “Mendoj se kjo më heq 10 vjet nga fytyra ime. Ndihem si në të 20-tat tani”, dëgjohet të thotë Alba në video, ndërkohë që vendos grimin në fytyrë. “Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë një ‘make-up’ të lehtë siç duhet, është të gjeni fondatinën që përshtatet më së miri me lëkurën tuaj”, vazhdon ajo. Jessica njihet për thjeshtësinë e saj në ‘look’, prandaj këshillat e saj janë gjithmonë shumë të vlefshme./revistawho.com