• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Jennifer Lopez nuk do ta shihni kurrë pa make-up, as kur shkon në palestër!

Tërë sytë e botës janë kthyer nga ajo dhe Jennifer Lopez di si t’i mbajë të angazhuar ndjekësit e saj. E vlerësuar dhe adhuruar nga të gjithë për pamjen e saj të pa të sharë, Lopez na ka zbuluar ca sekrete të look-ut të saj

52-vjeçarja postoi një video ku na ka treguar sesi e mirëmban lëkurën pas një stërvitje intensive në palestër.

Nëna e dy fëmijëve tha se ajo kurrë nuk del nga shtëpia pa grim dhe gjithashtu nuk shkon kurrë në palestër pa u veshur me gjëra që e bëjnë të duket seksi,  për të motivuar veten.

“S’mund të dal nga shtëpia pa vendosur shkëlqyesin e buzëve,  rimelin dhe sinqerisht theksoj edhe vetullat  e mia. Dua të dukem mirë kur shikohem në pasqyrë”, dëgjohet duke thënë këngëtarja.

Në videon ku ajo që bie sidomos në sy janë muskujt e barkut, Jenny vijon duke thënë: ‘Unë kam nevojë ta mbaj të motivuar veten, ndaj zgjedh diçka të lezetshme kur stërvitem”.