Pak ditë më parë Jennifer, postoi një video në llogarinë e Instagramit, ku fliste për linjën e re të ‘JLo Beauty’ të lançuar disa ditë më parë. Lopez dukej mjaft e freskët në fytyrë, për shkak të maskave që ka realizuar, ndërsa sipas disa fansave, falë botoksit të kryer rregullisht.
“A mund të përmendësh gjithashtu që vetullat dhe balli yt nuk lëvizin kur ti flet ose përpiqesh të shprehesh përmes gjesteve? Sigurisht që ke bërë botoks dhe shumë madje! Nuk ka asgjë të keqe, por thjesht po them”, ka shkruar një prej ndjekësve të Jennifer. Sakaq nuk ka munguar dhe reagimi i Lopez e cila i është kthyer ndjekëses me këtë fjali: “Eshtë thjesht fytyra ime. Për herë të 500, nuk kam bërë kurrë botoks apo injeksione të tjera. Merr ca produkte nga JLo për t’u ndjerë e bukur me fytyrën tënde”.
Jennifer ka treguar më parë se është kundër operacioneve plastike dhe se ndihet më natyrale pa asnjë ndërhyrje, ndonëse nuk ka asnjë gjë me ata që i realizojnë./revistawho.com