Kohët e fundit, Jennifer Lopez ka kaluar më shumë kohë në Los Angeles, aty ku është parë të frekuentohet me ish- të dashurin e saj, aktorin Ben Affleck. Dyshja është parë të udhëtojë në destinacione të ndryshme si Miami dhe Los Angeles.
“Ata kanë qenë në kontakt çdo ditë që nga udhëtimi i tyre në Montana. Ata jetojnë në vende të ndryshme, megjithatë po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë”, ka treguar një burim pranë Affleck për ‘People’.
Një burim tjetër zbuloi se marrëdhënia e të dyve është një marrëveshja e vërtetë dhe ata tashmë ngadalë kanë filluar të flasin për rindërtimin e një të ardhme së bashku.
“Kjo nuk është një marrëdhënie rastësore. Ata po e marrin seriozisht dhe dëshirojnë që ajo të jetë e gjatë. Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë midis Los Angeles dhe Miami. Ata janë shumë të lumtur në prani të njëri-tjetrit”, përfundoi burimi./revistawho.com