Jennifer Lawrence është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur. 31-vjeçarja ishte krah partnerit të saj protagonist në filmin “Don’t look Up”, Leonardo DiCaprio. Jennifer dukej më e bukur se kurrë në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Cooke Maroney. E veshur me një fustan të Dior krejt xixa dhe gurë, gjithë vëmendja ishte tek aktorja e njohur.
“Don’t look Up”, është një film me regji të Adam McKay dhe ka në fokus jetën e dy astronomëve që kanë mision të paralajmërojnë njerëzimin për afrimin e një komete.
Bashkëshorti i aktores nuk ishte në premierë krah saj./revistawho.com