• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Jennifer i bën gjërat shpejt e shpejt: Ben takohet me kandidaten për vjehërr

Këtej thonë se nuk i vënë dot një emër marrëdhënies së tyre, por nga ana tjetër Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po i bëjnë gjërat familjare. Pak ditë më parë babai i Benit tha se vetëm së fundmi e kishte marrë vesh lidhjen e djalit të tij me Jenniferin. Ndërsa sot Ben ka takuar edhe me mamin e partneres. Aktori është parë duke drejtuar një projekt në Las Vegas dhe në xhirime ka qenë edhe mami i Jennit, Guadalupe Rodriguez.

Burime për “People” treguan se edhe mamaja e këngëtares do të jetë pjesë e projektit.
Ndërkohë burime të tjera treguan se Ben dhe Jen po planifikojnë të kalojnë sa më shumë kohë bashkë edhe pse jetojnë shumë larg njëri-tjetrit.