Pas disa javësh spekulime për ndarje të tyre, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund fejesës së tyre pas 4 vitesh bashkë. “Ne kemi kuptuar që jemi më mirë miq dhe mendojmë të mbetemi kështu”-thanë ata në një deklaratë për “Today show”.
“Do vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet e përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Me respekt, i themi faleminderit të gjithë atyre që na kanë dërguar mesazhe dhe mbështetje”
Ndarja e çiftit vjen një muaj pas thashethemeve që qarkulluan në rrjet, të cilat ato i mohuan duke thënë se po punojnë për ta mbajtur lidhjen e tyre. Madje Alex udhëtoi për në Republikën Domenikane për t’i qëndruar pranë Jenniferit, por mesa duket nuk kanë arritur dot të gjejnë një gjuhë të përbashkët duke i dhënë fund një herë e mirë.