• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jennifer Anistonin humb personin më të dashur (Foto)

Nancy Dow, nëna e aktores, Jennifer Aniston është ndare nga jeta në moshën 79 vjeçare. Njoftimi është dhënë nga dy fëmijët e saj përmes një deklarate për shtyp. “Është një ditë mjaft e trishtuar për mua dhe vëllain tim John te njoftojmë ndarjen nga jeta te nënës sonë Nancy Dow”-shkruan Jennifer Aniston. “Ajo ishte 79 vjeçare dhe shkoi e qetë, e rrethuar nga miqtë dhe familjaret pas një sëmundjeje të rëndë”. Më tej, në deklaratë ata kërkojnë privatësinë e familjes për te nderuar dhimbjen e tyre. Mësohet se Nancy Dow vuante që nga viti 2011. Ajo ishte e martuar dy herë, herën e parë me Jack Melick, me të cilin ajo kishte një djalë, dhe pastaj me John Aniston. Ata u divorcuan kur aktorja ishte ende fëmijë.