Historia më e fundit e rreme e shtatëzënisë së saj ishte në qershor. Histori kjo që qarkulloi në shumë media. Lidhur me këtë Aniston është detyruar të bëjë një deklaratë duke e hedhur poshtë këtë lajm.
Për Huffington Post, aktorja ka shkruar kundër mediave rozë lidhur me mënyrën se si mediat e trajtojnë femrën duke vendosur një standard shoqëror për mënyrën se si ato shihen.
“Çdo ditë unë dhe burri im ndihemi të ngacmuar nga fotografë agresivë të vendosur jashtë shtëpisë tonë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që të sigurojnë ndonjë fotografi”, ka shtuar Aniston.
“Objektiviteti dhe analiza në të cilën përfshihen gratë është absurde dhe neveritëse. Mënyra se si më portretizojnë mediat është një reflektim i mënyrës se si i shohim femrat në përgjithësi, duke u krahasuar me një standard bukurie”.
Në fund 47 vjeçarja , e lodhur nga të qenit pjesë e këtyre thashethemeve, ka shtuar se vetëm se trupi i saj po ndryshon, nuk do të thotë se duhet të cilësohet si e “plotë” ose “shtatzënë”. Ajo ka shprehur se njerëzit duhet të vetëdijesohen se standardet e bukurisë ekstreme po i shkaktojnë këto lajme të cilat dëmtojnë intelektin.